Standard.al

Greqi, shkencëtarja amerikane gjendet e vdekur në një bunker…

0

Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë ka vdekur nga ndërprerja e frymëmarrjes, tregoi policia për BBC.

Ata thanë se po hetojnë rastin si një vepër penale.

Biologia 59 vjeçare nga Instituti Max Planck në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Policia në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca, tha se ajo ishte gjetur në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg ku ishte parë.

Ajo u raportua e humbur më 2 korrik dhe më pas nisën kërkimi për të.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.