Standard.al

Arrestohet shoferi që shtypi për vdekje shefin e Policisë së Pogradecit dhe gruan e tij…

0

Nju Xhersi – Një burrë nga Nutley u burgos të mërkurën lidhur me vdekjen e një shqiptari, shefi policie në pension dhe gruas së tij menaxhere tek “ Garfield  Walmart” në një përplasje që ndodhi herët në mëngjes jashtë shtëpisë së emigrantëve në Lodi, muajin e kaluar.

Donald Kumar Davis, 29 vjeç, iu ngarkuan dy akuza për vrasje me makinë dhe vdekje shkaktuar prej saj.

David po ngiste një “ Dodge 2015” kur u përplas me një “Toytoa Corolla” që po dilte nga një kompleks apartamentesh në Harrison Avenues dhe e shtyu atë gati 20 m larg, në 29 qershor në orën 7 të mëngjesit.

“Corolla” u gjet e anuar, tha prokurori Muark Musella. “Dodge Charger”, që ishte dëmtuar, ishte përkundër shkallëve të një rezidence.

Muhamet Oparaku, 68 vjeç dhe gruaja e tij Bukurie Oparaku, 64 vjeçe, u deklaruan të vdekur pak më vonë.

Shoferi Davis u shtrua në spital me dëmtime të lehta dhe djegie nga airbag-u i makinës. Si fillim, u dyshua se ishte shpejtësia shkak.

Muhamet Oparaku ishte një ish-shef policie në Pogradec, që emigroi në SHBA me gruan e tij, e cila ishte punësuar në “ Garfield Walmart” prej 10 vjetësh dhe ishte bërë menaxhere.

“Ajo kishte një zemër të butë, i  adhuronte njerëzit dhe punën e saj”, tha një koleg. “Ajo mezi fliste anglisht, por uuuu – ajo punonte shumë;  mësoi dhe ishte një menaxhere e madhe”.

Ndërsa, Muhamet Oparaku ishte shumë inteligjent dhe shumë i respektueshëm, tha i njëjti person.

“Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varrosej në Shqipëri”, shkruan anëtarët e familjes në faqen e njohur “GoFundMe”. “Ne do të respektojmë dëshirën e çiftit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.