Standard.al

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë…

0

Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi sipas Policisë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

L.K., banues në Xarrë, Konispol, ka dhunuar për motive të dobëta bashkëshorten e tij 31 vjeçe, ndërkohë ai do të hetohet nga Prokuroria për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ja njofiti i plotë i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L.K., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konispol.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 31 vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.