Përgjimet e Zaev/ Reagon Vasili: Rama nuk e ka mbështetur integrimin në BE, copëtimi i Kosovës…

0
80

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar një ditë pas publikimit të përgjimeve të Zaev, i cili ra pre e dy komikëve rusë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili theksoi se plani i Kosovës që u zbulua nëpërmjet këtyre përgjimeve ekziston vërtet dhe është një plan që mbështetet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh më tej se Rama nuk e ka mbështetur ndonjëherë integrimin në BE dhe se ka parë gjithmonë interesin e tij, dhe copëtimi i Kosovës, sipas Vasilit është një prej tyre.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Zaev dje ka bërë disa pohime tronditëse. Ai pohon se ky është një projekt me rrezikshmëri të jashtëzakonshme. Zaev konfirmon së dyti një fakt shumë të rëndësishëm.

Ai ka informuar Merkel, Pompeo dhe Pens për rrezikshmërinë e lartë të këtij projekti.
Ai pohon se ky projekt është në mbështetje të serbëve dhe turqve. Rama ka qenë mbështetës i këtij projekti të rrezikshëm.

Qeveria deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Ata kanë zgjedhur ta mbulojnë më heshtje dhe kanë menduar se projekti do të ecte përpara duke u sjellë fitime të mëdha.

Integrimi europian nuk është nuk ka qenë asnjëherë në prioritetet e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka pasur si qëllim që të na drejtojë nga lindja dhe jo nga perëndimi.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe në bisedë e sipër Zaev ka ‘shpalosur’ edhe planin e tij në lidhje me ndarjen e Kosovës. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here