Pas Fierit dhe Mallakastrës Basha në Lushnje, flet për skenarin për përgjakjen e 30 qershorit

0
71

Pas Fierit dhe Mallakastrës, kryetari i PD Lulzim Basha u takua me strukturat e degës së PD në Lushnjë. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Basha vuri theksin tek dhuna e Rilindjes ndaj punonjësve të administratës për të dalë me detyrim në votimet moniste të 30 qershorit.

“Detyroi me dhune dhe presion me buken e gojës mijëra punonjës administrate dhe mori atë që meritonte prej tyre. Vetëm në Lushnje nxorri në votime me dhunë rreth 1700 mësues. Refuzim dhe mesazh të qartë që duhet të largohet. Dhe do largohet për të çliruar edhe punonjësit publikë nga presioni me bukën e gojës”,  u shpreh Basha.

Sipas tij, 85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e madh, i cili nis me largimin e Edi Ramës.

“85% e qytetarëve treguan që e refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshtë të iki një parti dhe të vijë një tjetër.
Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Basha theksoi se në 30 Qershor Edi Rama kishte një skenar për gjakderdhje mes shqiptarëve.

“Përgjegjshmëria jonë provon edhe njëherë se jemi ndryshe nga Edi Rama. Ai për pushtet është i gatshëm të saktifikojë gjithçka, edhe jetën e shqiptarëve. Ndërkohë që për ne demokratët kjo është e papranueshme”, u shpreh lideri i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here