Fuga: Jam këtu pas një censure 10-vjeçare, pas 10 vitesh përpjekje!!!

0
135

Ditën e sotme në orën 12:00, profesori i komunikimit, akademiku Artan Fuga, është thirrur në Komisionin e Mediave dhe edukimit të Kuvendit të Shqipërisë, për të shprehur përpara deputetëve pikëpamjet dhe kritikat e tij për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, si edhe për projektligjin që është paraqitur në Kuvend.

Pjesë nga fjala e Artan Fugës

“Jam këtu pas një censure 10-vjeçare. Jam këtu pas 10 vitesh përpjekje për reformimin e Akademisë. Asnjë ide e imja nuk është marrë parasysh nga grupi i punës. Të gjitha propozimet e mia janë censuruar. Shpresoj që këtu të dëgjohem dhe të mos ndërpritem. Unë nuk kam asnjë interes personal. Për të gjithë punën time nuk jam paguar me asnjë lekë. E kam thënë më parë, që nuk do të kandidoja për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, pasi kam pasur rezerva për atë votim farsë. Ato ishin zgjedhje të jashtëligjshme, pasi kandidoi për kryetar një person që drejton një parti politike. Në 2017 u bën votime me rezultat 100%, një farsë e vërtetë. Për sa i përket Pr.Ligjit, unë mendoj që ai është i dështuar, edhe si frymë edhe si mision. ASH e ka provuar që nuk e bën dot reformimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here