Dreq(j)tësia nuk sjell mbrothësi pa arsimin e dituni…

0
123

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Nga vetë titulli gjithkush mund të kuptoj qartësisht dhe pa asnjë mëdyshje së përse bëhet fjalë, kujt i referohemi dhe çfarë presim nga shkulmi i disa javëve, se “po pengohet reforma në drejtësi”, “kanë frikë nga drejtësia e re”, drejtësia e re po afron” e të tjera pallavra e dokrra si këto.

E si mund të mburremi se drejtësia do të na sjell begati, përparim, qetësi e mbrothësi, kur po kultivojmë përditë paditurinë?

Në gjithë këtë javë e më tej në gjithë muajin qershor, ajo që mori më shumë vëmendje ishte politika e ajo që u pa me shumë pak interes, ishte arsimi si gjithnjë. U vrapua pas politikës në mënyrë të çmendur, pas drejtësisë së munguar, që do të na vinte pikërisht, nga data 30 qershor, por Komandanti me sejmenët e tij, harruan shumë gjëra. Kush do ta bëj drejtësinë? Kush do t’i shkruaj ligjet, që t’i kuptojnë e t’i zbatojnë që të gjithë, kush do të vërë drejtësi, në emër të ligjit dhe jo të pasurisë, ryshfetit, forcës e dallaveret? Kush? Të rinjtë elitarë po braktisin përditë, çdo muaj e për vit Shqipërinë. Ara që mbeten kanë probleme të mëdha, me mënyrën sesi janë arsimuar, edukuar dhe sa shpejt bëhen njësh apo përshtaten më të keqen që ka zënë rrënjë. Kush foli e madje duhet të ulërinte, kur nga gjithë maturantët e vitit 2019, të cilët dhanë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, vetëm një (10) doli ekslelent, madje edhe ky me një pikë më pak. Askush nuk doli së paku të premtonte një analizë, një studim, një krahasim ndër vite, për të parë çfarë shkoi keq, në vitin e parë të Maturës Shtetërore të Rilindjes. Me shumë gjasa, asnjëherë nuk do të ketë një analizë, studim, krahasim, debat të hapur në këtë fushë, pasi është fare e thjeshtë: Përgjegjësia nuk është e kurrkujt dhe më e bukura është se pak kush e di dhe e kupton në këtë qeveri, se çfarë po ndodh në realitet me sistemin arsimor në vend. Shkolla ushqen  pak po fare pak kulturë ligjore, edukatë në drejtim të zbatimit të ligjit, ndërgjegje për t’u rritur me rrymën e ligjit, me ndjenjën e respektit për ligjin. Jo edhe për këtë nuk e vret dhe nuk për ta vrarë mendjen askush. Sigurisht që nuk është tregues i paditurisë 1 dhjetë e vetme në Gjuhë Shqipe. Ashtu sikundër nuk mund të pretendosh se të rinjtë shqiptarë dinë shumë mirë gjuhët e huaja, pasi studimet serioze të këtij viti i rendisin të fundit në Ballkan. Nuk ka asnjë rëndësi të madhe fakti që shkollat janë qendra të përdorimit, shpërndarjes dhe promovimit të drograve të lehta e të rënda. Më shumë rëndësi ka fushata e Veliajt, justifikimi i ministres Shahini, se “kopjet në Maturën Shtetërore, i kanë nxjerrë mësuesit e PD-së”, për të diskretituar qeverinë etj. Akoma më rëndësi ka sesi do të ndajmë, bregdetin, prej Shkodre e deri në Lezhë e më pas në Durrës, Vlorë e Sarandë, e jo të merremi sesi po na venë punët e arsimit. U harrua fare nisma plot bujë e teksteve shkollore falas në përdorim, pasi në fakt, librat e bënë copa që në javët e parë, gomat u shitën me shumicë për fshirjen e tyre, por drejtorët nuk i marrin në dorëzim. Arsyeja? Ministria e Arsimit, do të nxjerrë një urdhër, për blerjen sërish të librave të klasës së parë dhe të pestë.. Po edhe kjo nuk mund të ketë shumë rëndësi. Sa kuota do të ketë këtë vit për universitet? Sa studentë kemi potencialisht ekselent? Sa studentë ekselentë po ikin këtë vit akademik jashtë vendit? Edhe për këto pyetje kemi vetëm heshtje dhe asgjë më shumë.

Po Komandanti, çfarë thotë për një grup të madh të paditurish që do të amrrin dreqtësinë në dorë?

Nuk mund të pretendojmë se gjithçka varet nga shkolla, por nga shoqëria, fryma e qeverisjes dhe mënyra e të sjellurit të shtetit, duam dhe pretendojmë me të drejtë, shumë më shumë. Kryeministri, apo siç i thotë Spiropali, Komandanti ynë i Legjionit të Nderit, duhet të na shpjegoj, se ku shkoi gjithë mburrja e tij për “një sistem arsimor modern, të njëjtë me atë të vendeve të BE,”, “se nxënësit janë pajisur me tekstet me të cilat mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Evropë”, “klasa të digjitalizuar”, “godina më të mira”, “shkolla me ushqim”, “rritje të pagave të mësuesve e pedagogëve”, “kërkim shkencor më efektiv”, etj, etj. E vërteta është se arsimi, nga cikli parashkollor e deri në universitet, ka rënë në greminë së paku prej 3-4 vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi rimëkëmbje së paku në 10 vite. Sigurisht që një ndërhyrje energjike, mund të sjellë minimizim të dëmeve të rënda që i janë bërë arsimit. Kjo duhet të kishte filluar dhe sa më vonë të nisë, aq më keq do të jetë për të gjithë ne. Në të kundërt të premtimeve, të dala nga goja e Kryeminsitrit e të shkruar e vulosura në programin qeverisës të Rilindjes, prej niveleve më të larta të Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë dhe deri në nivele më të ulëta, u promovua padituria, urrejtja për të shkollarit dhe diturit, servilizmi, paaftësia, perversitetit, hadutllëku, dallkaukllëku, e një mori mendimesh, vesesh, e veprimesh, që ja kalojnë edhe rrëfenjave më vulgare të oborreve mbretërore në Mesjetën e Hershme. Kryeministri këtë e ka bërë me vetëdije, duke tërhequr për hunde marionetat e tij, që quheshin ministra, duke i detyruar të zbulojnë plotësisht, të gjitha tiparet më negative, që mund të ketë një pushtetar. Tani ne këtë realitet, e shohim përditë e nuk guxojmë ta nxjerrim në pah një të vërtetë të hidhur. Drejtësia e premtuar me kaq shumë tamtame, do të rezultojë nul, sa kohë që do të mungojnë njerëzit e ditur, me vullnet të fortë, të ndershëm, të përkushtuar ndaj detyrës, që nuk ja kanë për nder askujt për arritjet e tyre. Ne rrezikojmë seriozisht që të huazojmë nga jashtë juristë, prokurorë, gjykatës dhe njerëz të aftë që dinë, kuptojnë dhe dëshirojnë të vendosin drejtësinë, pavarësisht çmimit që ka ajo. Në kushte e sotme, ky mision është i pamundur, pasi shoqëria, arsimimi dhe edukimi, nuk i përgjigjen në nivelin që duhet. Ka vetëm një rrugë të përkohshme dhe efikase. Për një periudhë tranzitore, të dorëzojmë drejtësinë tek të huajt, që kanë eksperiencën, vullnetin, dëshirën dhe profesio0nalizmin për ta bërë. Të marrim masa urgjente, për përgatitjen jashtë këtij mjedisi të një grupi të rinjsh, duke u premtuar atyre paga dhe mbrojtje, në këmbim të shërbimit të tyre profesional në dobi të kombit. Nuk do të ketë kurrë drejtësi për askënd, pa arsim e dituri. Kjo nuk është ndonjë sentencë e famshme filozofike, thjesht një mësim që vjen nga historia jonë e afërt dhe e largët dhe vendeve që dëshirojmë dëshpërimisht ti ngjajmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here