Standard.al

Analisti “plas bombën”: “Aventura” e rrezikshme Rama-Thaçi-Vuçiç po na çon në luftë Ballkanike

0

Analisti Andi Bushati, i ftuar në News 24 ka komentuar përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të kryer me dy komedianë rusë ku mes tjerash bisedohej për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Ai tha se përgjimet treguan  se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka qenë e shqetësuar për këtë aventurë të rrezikshme mes Thaçit-Vuçiçit dhe Ramës.

“Na treguan shumë gjëra të reja. Së pari vërtetuan atë shprehjen tonë “kur të vjen e keqja hapi derën”. Thelbi i saj na tregon një gjë: Merkel ka qenë e shqetësuar për aventurën Thaçi-Vuçiç-Rama për aventurën e kufijve në Ballkan. Liderët kryesorë të rajonit janë të trembur me këtë aventurë, e cila mund të çonte në luftëra të reja në Ballkan”-shtoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.