Trondit ish-zyrtari i lartë i CIA-as: Një pjesë e Kosovës mund t’i jepet Serbisë

0
100

Ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Meyer, thotë se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të ulen në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen finale, pa praninë e fuqive të mëdha.

Sipas tij sa herë që involvohen në një çështje SHBA-të dhe Rusia, atëherë gjërat komplikohen.

Ndërkohë Meyer thotë se nuk mund të pajtohet me shumë miq të tij në Serbi, të cilët thonë se Kosova i përket Serbisë.

Ai thotë se ndoshta një ditë një pjesë e territorit të Kosovës mund ti jepet Serbisë, por asnjëherë i gjithë territori.

“Unë e di që disa miq këtu(Beograd), besojnë që Kosova do t’i përkasë Serbisë prapë, ndoshta brenda një shekulli, por unë nuk mendoj ashtu. Ndoshta një pjesë e saj(Kosovës) mund ti përkasë përsëri Serbisë, por jo i gjithë territori i Kosovës”, ka thënë Meyer për Danas, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për çështjen e taksës, Meyer ka thënë se një vendim i tillë ka vështirësuar progresin në dialog.

Ai përmend edhe Asociacionin, duke thënë se është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit.

“Prishtina ka vështirësuar progresin duke vendosur taksë dhe duke refuzuar të implementojë Asociacionin e Komunave Serbe, që është çështja më e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.

Për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, ai thotë se është reale që pjesa në veri të lumit Ibër t’i takojë Serbisë, por thotë që problem përbën jugu i Serbisë, pasi që shteti serb do të tentojë të ruaj sovranitetin, dhe sipas tij një gjë e tillë do të nënkuptojë luftë dhe gjakderdhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here