Temperatura rekord, Greqia bëhet gati për të nxehtin ekstrem

0
105

Temperatura rekord, Greqia bëhet gati për të nxehtin ekstrem.

Shërbimi meteorolog në Greqi paralajmëron se vendi do të përballet me temperatura të larta gjatë 48 orëve në vijim. Ditën e sotme, në disa zona të Greqisë, kryesisht në Peloponez, temperaturat do të luhaten nga 38 deri në 40 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkurën, në Greqinë jugore dhe qendrore termometri do të regjistrojë vlerat 40-42 gradë Celsius.

Kurse duke filluar nga dita e enjte, meteorologët parashikojnë që të ketë një zbritje të ndjeshme të temperaturave. Vlerat maksimale nuk do të kalojnë 33 gradë Celsius.

Kryesisht në veri të Greqisë, do të ketë stuhi dhe erëra të forta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here