“Nuk zbaton kontratën, kërcënon qytetarin”: Unë nuk e kam çarë byt*ën për Saimir Tahirin

0
119

Në 2008 familja Turku lidhi një kontratë sipërmarrjeje me ndërtuesen Nadire Qinami. Pronarët i dhanë 403 m2 tokë dhe do merrnin 510 m2 ndërtim në pallatin, që do të ndërtohej.

Por në vitin 2019 Nadirja u mohon pronarëve dhënien e 70 m2, me justifikimin, se ka shpenzuar e ka paguar ekspertë e gjyqtarë.Presioni, që përdor Nadire Qinami, është heqja e ujit dhe e dritave në apartamentet, që ka marrë familja Turku, duke u kërkuar të bëjnë kontratë të re e të mjaftohen me 440m2 ndërtim dhe jo 510m2, sic e kishin në kontratën fillestare.

Pronarët e tokës janë drejtuar në polici, ku kanë bërë kallzim, por vetëm kallzimi i fundit është referuar në prokurori.

Kur Qinami mëson, se familjari Turku ka shkuar në polici e merr në telefon, duke e kërcënuar e përdorur fjalor rrugësh me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here