Shqiptarët e Amerikës në protestë, reagon Malaj: Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një Parti-shtet…

0
85

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me protestën e shqiptarëve një ditë më parë në Uashington DC, para Shtëpisë së Bardhë, të cilët i kërkuan presidentit Trump të mos lejojë Sorosin të destabilizoje një vend të NATO-s, siç është Shqipëria. Malaj shprehu mirënjohje për protestuesit, duke thënë se përkrahja e tyre i ka shumëfishuar forcat për të mos e lënë Shqipërinë që të kthehet në një Parti-shtet.

Postimi i plotë

Faleminderit shqiptarëve të Amerikës. ”Nuk ka rëndësi çfarë bënë vendi yt për ty por ka rëndësi çfarë bënë ti për vendin tënd”. Kjo ishte motoja e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, të cilët me anë të peticionit të tyre, i luten Presidentit të SHBA, Donalt Trampit, që të drejtoj sytë nga ky vend mik i përhershëm i Amerikës, për të mos lejuar që të instalohet një autokraci e korruptuar. Faleminderi ju vellezer e motra që keni frymën e lirisë. Teksa shihja tubimin tuaj, mu kujtua poezia e të madhit Noli,

Jepni për Nënën!

“Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë. “

Sonte, qindra, mijëra shqiptarë do të jenë bashkë në shesh në çdo pjesë të globit për të treguar se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një Parti-shtet. Pasi demokracia është themeli i lirisë dhe të drejtave të njeriut!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here