Nuk e ndal “arresti shtëpiak”, mesazhi i Bardh Spahisë për protestën: Të bashkohemi kundër diktaturës së krimit

0
104

Pak orë para protestës së dhjetë kombëtare të Opozitës së Bashkuar, ish deputeti Bardh Spahia lëshon mesazhin e rradhës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia, që vijon të jetë nën arrest shtëpie, fton shqiptarët ti bashkohen protestës së nesërme para kryeministrisë.

“Të gjithë bashkë nesër më 8 korrik për Shqipërinë si Europa, në mbrojtje të vendit tonë të bekuar. Le të bashkohemi kundër diktaturës së krimit. Me detyrimin dhe të drejtën për të mbrojtur atë çka është më e shtrenjta për njeriun, Lirinë. #asnjehappas #ramaik #lironiteburgosuritpolitik”, shkruan Spahia në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here