“Një turp i madh, gjeneralët mediokër dhe servilë”, Ministrja e Ramës uzurpon Jalën si pronë private

0
86

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër skandal të Rilindjes në pushtet. Në postimin e radhës ai tregon se si Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë rezidencën e pushimit në Jal, dhe ka ftuar aty familjarët e saj.

Denoncimi i postuar nga ish-kryeministri është bërë nga një oficer në detyrë.

Ja postimi i Berishës:

Denoncohet ndrikull Xhaçka, uzurpon Jalen si prone private!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ua kalon per nga abuzimet edhe eterve te saj “bllokmen”.Ajo ka uzurpuar pothuajse totalisht rezidencen e pushimit te ushtarakeve ne Jali.

Me nje plan te firmosur prej saj( hera e pare qe nje minister mbrojtje merret dhe me kete pune), ne kundershtim te hapur me praktiken ligjore jo vetem shqiptare, por pothuajse boterore, po ta studjosh, ka uzurpuar, me nje grusht civilesh arrogante te MM, rreth 50 % te kapaciteteve te rezidences se Jalit. Vetem per vete ajo ka marre ne dizpozicion rreth 30% te kapaciteteve. Po te vezhgoni gjate gjithe sezonit ne Jali, do te shikoni vetem civile, miq dhe te aferm te lidershipit civil te MM.

Ky veprim pervecse nje turp i madh, shkel hapur te drejtat e ushtarakut te sanksionuara ne Statusin e Ushtarakut dhe rregullore te posacme per kete qellim. Askush nuk e ngren zerin per kete padrejtesi, pasi kane frike se luajne me buken e femijeve, se kercenohen me “dizpozicionin e famshem” e me pas transferim apo largim. Gjeneralet medioker dhe servile nuk flasin se ua ka mbyllur gojen me nga “nje suite” te vene ne dizpozicion per ta dhe familjet e tyre, per gjithe sezonin, si sherbetore te vegjel qe jane, pa dinjitet dhe integritet kurse oficeret e tjere as qe mund te afrohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here