Nga Sali Berisha: Farsa moniste elektorale e narkoshtetit lindi një monstër të vdekur

0
107

Nga Sali Berisha:

Miq, opozita ne nje vendim te drejte ka shpallur nul narkofaresen elektorale te 30 qershorit te narkoshtetit te vetem ne Europe. Qendrimi i saj per te hedhur ne kosht te plehrave si te paqene narkofarsen kriminale, me te cilen kreu i narkoshtetit te Shqiperise, varrmihesi i pluralizmit riktheu ne vend pas tre dekadash ne rrafshin politik monizmin total te eterve te tij mizor, eshte nje mbrojtje e rendit kushtetues, pluralizmit si baze e tij.

Ne kete kontekst shpallja nul e farses moniste te 30 qershorit eshte para se gjithash mbrojtje e rendit kushtetues.

Kushtetuta e vendit ne nenin 3 te saj vendos pulralizmin se bashku me pavaresine, sovranitetin ne themel te rendit kushtetues.
Kurse ne nenin 1 pika 3 kjo kushtetute shpall zgjedhjet e lira si themelin e qeverisjes vendit.

Narkofarsa e 30 qershorit ishte pra fund e krye antikushtetuese dhe antidemokratike. Nepermjet saj Edvin Kristaq Mafia, ashtu siç ishte zotuar pak dite para zhvillimit te saj, fshiu pluralizmin politik qe permbysi pushtetin monist te eterve te tij xhelat dhe njelloj si ata vendosi monizmin, jo te llojit stalinist por narkomonizmin e narkoshtetit.

Shqiperia prej çerek shekulli eshte anetare e Keshillit te Europes dhe firmetare e Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Keshtu qe vendimi i opozites per te shpallur nul narkofarsen moniste te 30 qershorit eshte gjithashtu nje mbrojte qe opozita i ben parimeve dhe vlerave te misheruara ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut (GJEDNJ) per zgjedhjet, te cilat kane epersi mbi ligjet dhe vendimet e pushteteve te vendit. Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut ne nenin 3 te protokollit 1 detyron shtetet anetare te organizojne zgjedhje demokratike.

Çfare nenkupton Konventa me ‘zgjedhje demokratike’ e ka zberthyer dhe saktesuar ne disa vendime Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut (GJENDNJ), institucioni garant dhe gjykyes mbi zbatimin e Konventes Europiane nga vendet anetare.

GJEDNJ ne vendimin e saj nr.9267/te dhetorit 81 sanksionon se:
“E drejta per te zgjedhur alternativë eshte ajo qe bene nje demokraci politike efektive” [The right to alternative choice is what makes an effective political democracy]

Kurse ne vendimin nr 10547 te dhjetorit 2007 GJEDNJ sanksionon se:

“E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale”
[The right to vote does not have a procedural character] dhe nisur nga kjo GJEDNJ stipulon:
“Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoj ne menyre thelbesore zgjedhjet.”[ The elector must have the possibility of affecting voting process(substantive) dhe se fundi, GJDENJ ne vendimin e saj nr 48555/10-te dhjetorit 2015 sanksionon se:

“Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes. [A voting process with 1 candidate would violate the substantive right to vote].

Votimet me nje kandidat ishin ato qe shqiptareve iu ofroi per 45 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes dhe jane votimet qe ofron per koreano verioret diktatori i tyre. Votimet me nje kandidat nuk kane asgje te perbashket me demokracine. Narkofarsa elektorale me nje kandidat per 57,3% te bashkive te Shqiperise qe bastardi i eterve mizore, monstra e pluralizmit Edvin Kristaq Mafia zhvilloi me 30 qershor jane pra ne kundershtim flagrant me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike dhe dhunojne keshtu disa nga vendimet themelore te GJEDNJ.

Ky ishte shkaku themelor pse institucioni me i specializuar ne Europe dhe ne bote ne vezhgimin e zgjedheve vendore, ai i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes e anulloi si kurre ndonjehere ne historine e tij, misionin e tij te vezhgimit te farses elektorale moniste te narkoshtetit shqiptar.

Pershendes kete vendim si nje akt historik te denoncimit te vendosjes se monizmit ne nje vend anetar te Keshillit te Europes.

Por nje denocim publik te narkofarses moniste elektorale te narkoshtetit e beri qe ne fillim edhe ambasadori i Britanise se Madhe duke deklaruar pak a shume: “se keto zgjedhje jane teknike por nuk jane demokratike”. Me kete deklarate ambasadori i Mbreterise se Bashkuar deshmoi perkushtimin e tij ndaj vlerave themelore te demokracise por edhe besimin e tij se keto vlera jane te domosdoshme edhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Por ambasadori i Britanise se Madhe mbeti nje ze i vetmuar ne ansamblin e ambasadoreve te BE, paçka se vendet e disa prej tyre jane vende themeluese te Keshillit te Europes, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe GJEDNJ, kurse te tjeret te gjithe pa perjashtim perfaqesojne vende anetare te Keshillit te Europes dhe firmatare te Konventes Europiane te te Drejtave te Bjeriut.

Me heshtjen e ambasadoreve te tjere (e kam fjalen ketu vetem per ata ambasadore qe kane zgjedhur te jene publike ne qendrimet e tyre) madje ne disa raste edhe mbeshtetja publike e qendrimeve te narkoshtetit mendoj se ata nuk mbrojten vlerat dhe parimet qe vendet e tyre te lira ndajne dhe mbrojten me dashje apo padshje dhe ndihmuan narkoshtetin, rregjimin e tij te kakistokracise.

Zgjedhjet jo demokratike nuk jane kurre te vleshme, me mire se kushdo tjeter kete e dime ne shqiptaret. Ato i provuam ne 46 vite diktature, ato prodhojne dhe instalojne diktature por kurre stabilitet dhe demokraci.

Miq, per te gjitha keto mund te themi se narkofarsa elektorale e 30 qershorit lindi nje monster te vdekur.

Misioni i ODHIR i kryesuar nga ambasadorja Glover (shqiptaret e dine mire kimizmin tim ndaj saj)
shpalli publikisht se dekretet e presidetit te republikes te botuar ne fletroren zyrtare, me te cilat ai i bazuar edhe ne kater precedente te tjera anulloi daten e zgjdhjeve te dekretuar prej tij dhe caktoi daten 13 tetor per zhvillimin e zgjdhjeve vendore, mund te sfidohen, mund te hidhen poshte vetem nga Gjykata Kushtetuese. Per ata qe duan te dine te verteten ju rikujtoj ketu se qe nga viti 1991 gjeri sot data e zgjedhjeve vendore por edhe te pergjithshme eshte ndryshuar nga presidenti i republikes pese here. Rasti me flagrant i ketij ndryshimi ishte ai i vitit 2006.

Ate vit, per shkak te kercenimit te Edvin Droges se do bojkotonte zgjedhjet vendore per shkak te certifikatave, te cilat ne 80% te vendit ishin ne duart e pushtetit vendor socialist, presidenti i vendit shtyu zgjedhjet nga tetori i vitit 2006 ne shkurt te vitit 2007.

Me kete percaktim ODHIR hedh poshte te gjitha vendimet e turpshme te narkokomisionit qendror te farses elektorale dhe narkokolegjit te partise per dekretet e presidentit si dhe banditizmin e ketyre narkoinstitucioneve per mosnjohjen e tyre.
Ky percaktim i qarte i ODHIR shpall nul and void 30 qershorin, daten e narkoqeverise per zhvillimin e narkofarses moniste elektorale dhe i jep te drejte opozites qe nuk njohu 30 qershorin si date votimi por daten e ligjshme te caktuar me dekret nga presidenti i republikes, ate te 13 tetorit.

Me percaktimin e ODHIR, institucion qe se bashku me IFES kane ekspertizen ligjore me te mire ne bote per te drejten elektorale, moren pergjigje edhe ata pak te huaj, qe ne rastin konkret, ne vend qe te kerkonin ekspertize te paanshme per kete çeshtje kapitale nga misioni i ODHIRI-it, zgjodhen te mbeshtesin daten e narkoqeverise per zhvillimin e narkofarses elektorale duke shkelmuar me te dy kembet shtetin ligjor te vendit tone, institucionin e presidences se republikes. Ata e bene kete me pseudo argumentin e tyre qeshark dhe cinik, le te zhvillohet farsa e dates se kreut te meduzes, te cilen presidenti me dekret e kishte anulluar, pastaj kjo te gjykohet nga Gjykata Kushtetuese etj.

Miq, nje jurist i njohur do ta cilesonte nje qendrim te tille si varrosjen e qellimshme antiligjore te procesit te vertet zgjedhor dhe larjen e duarve duke thene le ta ringjalle ate po te doje Gjykata Kushtetuese e Edvin Mafise, Don Agaçios dhe Dvoranit tij.

Por ky nuk ishte nje qendrim cinik vetem ndaj ligjeve te nje vendi, institucionit te presidences por edhe nje kundervenie flagrante ndaj vullnetit te 85% te shqiptareve qe refuzuan me dt 30 qershor narkofarsen e rivendosjes se monizmit ne Shqiperi.

Ketu eshte rasti te rikujtoje se deklarata te kesaj natyre gjate ketyre viteve te fundit vertet i kane dhene frymemarrje propagandes se neveritshme te narkoshtetit per mbeshtetje “nderkombetare“ por ne te vertet nuk kane ndihmuar aspak Shqiperine as dhe shqiptaret per hapjen e negociatave me BE dhe kjo para se gjithash sepse ato kane qene te njeanshme, kane lustruar narkoqeverine dhe nuk jane perputhur me realitetin ne Shqiperi.

I frymezuar nga padija, urrejtja ndaj lidershipit apo partive te popullit opozitar apo transaksionet e narkoshtetit qe eshte gjithnje transaksionsal, une kete nuk absolutisht mund ta them, por ky qendrim qe bie ndesh me Konventen Europiane te te Dejtave te Njeriut, GJEDNJ, Kushtetuten e vendit pati per rezultat final me 30 qershor nje monster te vdekur dhe nje thellim edhe me te madh te krizes me te rrezikshme qe kalon Shqiperia keto tre dekadat e fundit..

Duke perfunduar, shpreh bindjen me te thelle se ne betejen e veshtire por jetike kunder narkoshtetit opozita shqiptare po mbron vlerat themelore te nje shoqerie te lire dhe se ne kete mision ajo ka dhe do te kete mbeshtetjen e fuqishme te opinionit publik, mediave, qeverive, parlamenteve, partive simotra, shoqerise civile te vendeve mike dhe partnere te Shqiperise, SHBA, vendeve anetare te BE dhe institucioneve nderkombetare.

Me kete raste iu bej thirrje shqiptareve te vazhdojme betejen tone me te vendosur se kurre me pare per permbysjen ne Shqiperi te narkoshtetit te pare ne historine e Europes dhe rikthimin e votes se lire dhe vlerave te demokracise per shqiptaret! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here