Standard.al

“Nëse Rama ndërhyn, mund të këtë përplasje të jashtëzakonshme”

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me kryeministrin Rama. Sipas tij, PD-ja dhe Basha nuk do të pranojnë të ulen në tryezë dialogu, për t’i shpëtuar kokën Ramës.

Balliu është shprehur se nëse kryeministri Rama ndërhyn te protesta e Unazës së Re, do të ketë një përplasje të jashtëzakonshme, pasi për atë aferë korruptive askush nuk mbajti përgjegjësi.

Ai do marrëveshje për të shpëtuar kokën e tij. Por, nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje me të sa kohë që ai do të jetë kryeministër. Tek protesta e Unazës bëhet fjalë për një aferë për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi, nëse ndërhyn Rama mund të këtë përplasje të jashtëzakonshme. Ka një mënyrë që kjo të mos ndodhë, që ai të dëgjojë zërin qytetar. Këtë duhet të bëjë edhe për raste të tjera, të dëgjojë vullnetin e popullit sa nuk është vonë”,– u shpreh Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.