Exit poll-et në Greqi: Fiton “Demokracia e Re”, mposhtet Tsipras

0
164

Udhëheqësi konservator i opozitës, Kyriakos Mitsotakis është në rrugën e mbarë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe exit poll-et e para, të cilat e nxjerrin Partinë Demokracia e Re të parën.

Sipas tyre, Partia e Mitsotakis pritet të marrë 38-42% të votave, ndërsa majtistët e SYRIZA-s, të cilët kanë qenë në pushtet që prej vitit 2015 pritet të  marrin 26.5-30.5%.

Exit poll-i, i cili u publikuan në të gjithë televizionet greke duke përfshirë edhe ERT shtetërore thonë se aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL) do të marrë mes 6 – 8 përqind, përpara Partisë Komunisteve Greke (KKE) , që  parashikohet të fitojë midis 5 – 7 përqind.

Agimi i Artë parashikohet të marrë 2.8-4.8 përqind, ndërsa partia e themeluar nga ish-ministri i Financave  Yanis Varoufakis, mendohet të arrijë mes  3 dhe 5 për qindshit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here