Protestë e papritur përpara kryeministrisë….

0
89

Dhjetëra banorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, po protestojnë sot përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-eve nga ana e qeverisë, që sipas tyre po bëhet pa kriter, dhe po dëmton në mënyrë direkte jetën e tyre.

Banorët thonë se ndaj natyrës po kryhet një gjenocid i pallogaritshëm, pasojat e të cilit do ti vuajnë për shumë vite brezat e ardhshëm.

“Askush nuk na ka pyetur për mendimin tonë, nuk do të lejojmë ndërtimin e HEC-eve në vendin tonë”,shprehet një prej banorëve, ndërsa akuzojnë se u janë manipuluar firmat nga ana e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

“Kemi bërë protesta në fshatra, dhe askush nuk na ka dëgjuar, ne ju themi mjaft këtyre lubive, që kërkojnë të na thajnë lumenjtë dhe të na lënë pa jetë”, shprehet një tjetër prej protestuesve.

Disa nga thirrjet e protestuesve:

Jo Hece në Vjosë
Jo Hece në Valbonë
Jo Hece në Shushicë
Jo Hece në Gurë të Bardhë
Jo Hece në Kelmend
Jo Hece në Kaçinar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here