PD paralajmëron kryeministrin: Të tërheqë gangsterët që ka lëshuar rrugëve, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka…

0
74

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për kërcënimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri, ndërsa kërkoi urgjentisht vënien para drejtësisë të autorit. Ai tha se ai që ka kërcënuar sot Klement Zgurin është i njëjti person që ka kërcënuar edhe profesorin e njohur, Aurel Plasarin.

“Sot kanë kërcënuar me jetë kreun e KQZ  dhe familjen e tij,  PD kërkon menjëherë arrestimin dhe vënien para drejtësisë të banditit që ka kërcënuar kreun e KQZ.  Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar  edhe profesor Aurel Plasarin. Kjo është frymë me të cilën Rama ka organizuar 30 qershorin. Duke konsideruar Edi Ramën si përgjegjësinë e vetëm, PD paralajmëron kryeministrin të tërheqë  gangsterët që ka lëshuar rrugëve, ose në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”-tha mes tjerash ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here