Standard.al

“Kthejllohu Rudinë”, goditja e fortë për Hajdarin: Disa fjalë nga një patriot i yti Rudin…

0

Sekretari Organizativ i degës 13 të Partisë Demokratike në Tiranë, Shkëlzen Baçi, i ka bërë apel deputetes Rudina Hajdari, që të reflektojë dhe tu kërkojë falje personave që sulmoi sot me pretendimin se nuk i kanë dhënë leje të vizitojë shtatoren e babait në Tropojë.

Në reagimin e tij Baçi, shkruan se ka ardhur momenti që Rudina t’i kërkojë falje kryetarit të Bashkisë Bajram Curri, Presidentit Ilir meta dhe gjithë popullit të Tropojës e mbarë demokratëve në Shqipëri, pasi ajo është marrë peng nga Rilindja.

Sipas Baçit sot Rudina Hajdari është kthyer në patericë të Rilindjes.

Ja postimi i Baçit:

Disa fjale nga nje patriot i yti  Rudin.

Vendosa te flas e te mos heshte , sado qe vijme  nga i njejti vend dhe jemi rritur pak a shume me te njejtat tradita e zakone.

Vendosa te flas e te mos hesht kundrejt fjaleve te tua  kaq te pa kuptim per mua e me siguri jo vetem.

Vendosa te flas e te mos hesht pavarisht mbiemrit tend  aq te rrespektuar e nderuar jo vetem ne Tropoje por ne mbare Shqiperine.

Kthejllohu Rudine dhe kerkoji falje popullit te Tropojes  e jo vetem ,Kryetarit te Bashkise  dhe  Presidentit te Republikes Ilir Meta dhe konkretisht gjithe demokrateve ne mbare vendin .

Eshte e turpshme thjesht ta mendosh por duhet ta pranosh qe tashme je thjesht nje peng ne duart e rilindjes .

E kjo gje te dhemb me shume jo per faktin qe jemi patriot ,  ishe (demokrate) por edhe sepse je vajza e heroit te demokracise Azem Hajdari. Prandaj Rudina pranoje qe  sot je  kthyer ne nje pateric e rilindjes ne pushtet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.