Grabitjet që terrorizuan banorët/ Vidhte edhe kur pronarët ishin brenda shtëpisë, si u zbulua shqiptari “misterioz”

0
103

Një 43 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Rapallo, nën akuzën e grabitjes. Shqiptari me iniciale T.N, ishte me qëndrim të parregullt në Itali.

Grabitjet u shkaktuan banorëve shqetësim dhe frikë, duke bërë që të ketë vëmendje më të madhe dhe të paralajmërojnë policinë në rastet e këqyrjes së automjeteve që ecin në mënyrë të dyshimtë.

Kjo bëri që policia të shtonte vëzhgimet gjatë ditës dhe natës në zonë, duke çuar në zbulimin e tij. ishin kamerat e sigurisë ato që kapën fotografinë e tij, i cili sipas banorëve nuk kishte jetuar asnjëherë në zonë. Pas identifikimit, ndjekja vazhdoi derisa pasditen e djeshme u arrestua teksa po shkonte me makinë drejt kodrinave të qytetit në Rapallo.

Në banesën e përkohshme kur jetonte u gjetën sende të shumta materiale të vjedhura nga të paktën tre shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here