Standard.al

Gjendet i pajetë trupi i një gruaje, e vdekur mbi shinat e trenit…

0

Trupi i një gruaje, rreth 50-vjeç, është gjetur e pajetë mbrëmjn e sotme në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit.

Sipas policisë, 50-vjeçarja me inicialet M.B., është gjetur mbi shinat e trenit, me plagë në trup. Paraprakisht dyshohet se e ndjera mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.