Standard.al

Flet njeriu kryesor anti-Soros në Shqipëri, avokati Goxhaj: Meta s’është budalla por trim. Ata që kanë frikë nga Soros, ju them…

0

I ftuar në Syri TV  përballë gazetarit Bledian Koka, avokati Altin Goxhaj tregoi me fakte dy prej shumë pasurive të George Soros në Shqipëri.

“Po ju tregoj dy nga pasuritë e Soros në Shqipëri. Shell ka puset e naftës në Shpirag e Molishtë. Kush ia ka shitur? Quantum Partners. Soros naftën tonë ia shet Shellit. E ka marrë falas nga shtetit.

Një pasuri tjetër: Fondi Besa që shohin shqiptarët. 4 Korrik 2008. Është bordi i fondacionit të hapur Soros. Pronë e Soros. 600 milionë është qarkullimi vjetor. Kjo është koloni e Soros”, u shpreh Goxhaj.

Sa i përket deklaratave të presidentit Meta, Goxhaj u shpreh se, kreu i shtetit u duke tregua trim me sulmin ndaj Soros.

“Po ndërtohet ekoja e problemit shqiptar dhe Soros po dridhet. Është strukturë errësire, e kanë nxjerrë në dritë të diellit. Unë jam gjallë dhe shumë mirë duke i rënë Soros. Jam ndër avokatët më të suksesshëm. Së fundmi fituam edhe një gjyq me Veliajn sa i përket banesave të Bulevardi i ri.

Meta nuk është budalla por trim. Jeni ju budallenj që keni frikë nga Soros. Ai mund tju bëjë vetëm një gjë: t’ju hajë atë…”, deklaroi avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj/ Marre nga syri.net

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.