Standard.al

Takimi Bashës me kryesinë, zbulohen detajet!!! “Mesazhet e 30 qershorit jane të qarta”

0

Gjatë ditë së sotme kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin e ish deputetëve.

Mesohet se ai ka deklaruar se:

Mesazhet e 30 qershorit jane te qarta:

1. Rama edhe kur i bën i vetëm kandidimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Këtë e deshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi që nga 97. Rama e beri për të rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën per rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

2. Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:

a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjit

b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul.

3. Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames.  Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve.  Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.

Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.

Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij deshtuan ne planin tashme te zbardhur per ta percare PD dhe opoziten. PD dhe opozita dolen me te forte dhe me te bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojne asnje vemendje apo harxhim kohe. Injorojoni, perbuzini, e gjithe energjia ne aksionin politik kunder padronit dhe financuesit te tyre Edi Rames!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.