Shkullaku: Pushteti i madh, njerëzit e vegjël i zë brenda, ja si duhet të sillet opozita pas 30 qershorit….

0
146

I ftuar në “Opinion”, ku po diskutohet mbi aktualitetin politik në vend dhe atë çfarë pritet të ndodhë në vijim, analisti dhe gazetari Armand Shkullaku ka treguar se si duhet të sillet opozita pas 30 qershorit.

Sipas Shkullakut, është logjike që do të ketë kontestime, por ai tregon një tjetër rrugë, që sipas tij, opozita duhet të ndjekë.

“Besoj se është logjike, në vijën që ka ndjekur opozita. Nuk presim që këta kryetarë bashkie të prisnin me tufa me lule këta të rinjtë. Janë zgjedhje që opozita nuk i ka njohur, janë zgjedhje që shqiptarët i kanë bojkotuar edhe vetë mazhoranca i ka quajtur nga halli. PD pas asaj që ndodhi në datën 30 qershor, doja të vazhdonte me braktisjen e saj totale. T’ja linte Edi Ramës. Pushteti i madh zakonisht, njerëzit e vegjël i zë brenda. Unë do isha për t’ja lënë gjithçka. PD duhet t’ja bëjë të qartë elektoratit të vetë që kjo garë nuk po bëhet për të ardhur ai në pushtet edhe elektoratit që voton, edhe shqiptarët që braktisën votimet, por duhen vendosur disa standarde”, u shpreh Shkullaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here