Standard.al

“Mafia nuk heton veten e vet”, edhe Berisha “shpërthen” për Soros: I dha të gjitha pushtetet Ramës

0

Pas Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Sali Berisha u artikulua qartë dhe publikisht kundër miliarderit amerikan George Soros. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes në selinë e PD, Berisha deklaroi se me pseudoreformën, Soros i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi.

“Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia? Cila mafie në botë heton veten. nëse drejtësia do kishte hetuar, s’do ishte kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, deklaroi Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.