Kryemadhi flet për protestën e radhës: Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk do të mund të provokojnë më shqiptarët

0
87

Pjesë nga prononcimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për mediat

Protesta e ditës së hënë si do vijojë?
Protesta e ditës së hënë do të jetë si të gjitha të tjerat, paqësore.
Unë mund t’ju them diçka, provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk do të mund të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar, ku tregoi dhe njëherë që Edi Rama është minoranca e minorancës.
Në qoftë se mendoni se buka e shqiptarëve, varfëria që ka pllakosur te shqiptarët, kapja e shtetit dhe çdo gjë tjetër për të cilat Edi Rama kërkon që të vendosi karriget e disa njerëzve, unë mendoj që është shumë më e rëndësishme lufta kundër varfërisë, kundër kapjes së shtetit, t’iu japim shqiptarëve atë që meritojnë, punë, arsim, shëndetësi, taksa të ulëta, kjo është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive dhe se karriget e deputetëve.
Dhe tjetra unë mendoj që 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret presidenti që është në fuqi, kemi një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori dhe mos harroni dhe diçka tjetër, nuk kemi parë deri sot asnjë animimin të PS as në Gjykatat e PS as në gjykatën Kushtetuese.

Do garoni në zgjedhjet e 13 tetorit?
Unë mendoj që ka shumë ngjarje të tjera që do të jenë shumë më të mira për shqiptarët sepse në fund të ditës këtu nuk bëhet fjalë as për karrigen e Edi Ramës as të askujt. Sot bëhet fjalë për shqiptarët të cilët kërkojnë bukë në tryezat e tyre për fëmijët e tyre, kërkojnë te ardhme dhe kërkojnë garanci për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Do ti lirojnë zyrat kryebashkiakët e LSI?
Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryebashkiakët janë legjitim deri në ditën e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe emërohen ose zgjedhin shqiptarët kryetarët e tjerë të bashkisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here