Deklaratë e fortë nga Balliu/ Deputeti i PS ndikoi në emërimin e Markut “për hir të dashurisë personale”

0
91

Gjatë protestës së përditshme me banorët e Unazës së re në Tiranë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu lëshoi një deklaratë të fortë teksa u shpreh se, kryetari i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja shkeli Kushtetutën me emërimin e Arta Markut si kryeprokurore të përkohshme.

Sipas Balliut, deputeti i PS ndikoi në emërimin e Markut “për hir të dashurisë personale”.

“Ulsi Manja që është kaq i flaktë në këtë reformën në drejtësi, po nuk ka fare frikë ky që ka shkelur Kushtetutën me Arta Markun?! Nuk ka fare frikë ky që për hir të dashurisë së vet personale për Arta Markun ky na e beri kryeprokurore?

Nuk ka frikë ky nga drejtësia që është atje duke folur me policin që del në përgjime, pse te ky i keni shpresat për drejtësi ju? Këtu jo drejtësi. Po këtu nuk do të ketë qetësi për qytetarët shqiptarë për sa kohë qeverisin këta banditë dhe këta banditë si çdo bandë tjetër, bandat për një gjë shqyhen, janë frikacakë.

Dhe këta janë frikacakët dhe frikën më të madhe e kanë nga ju kur ju shohin ju në shesh. Dhe është koj arsyeja pse u bëj thirrje. Sa herë ka protestë ne duhet të marrim pjesë dhe në datën 8 korrik duhet të jemi atje. Do ta fillojmë marshimin këtu dhe do shkojmë atje”, tha Balliu.

Protesta e sotme te Unaza e Re dhe fjala e Klevis Balliut:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here