Arben Imami: “Rama ik” solli si rezultat vetëm PD pa asnjë përfaqësim

0
114

Arben Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike ka deklaruar në studion e Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus se opozita me aksionin “Rama ik” nuk iku Rama, por iku vetë Partia Demokratike, pasi sot nuk është as në parlament dhe as bashkitë nuk i kemi më. Ai i ka dhënë të drejtë Jozefima Topallit, e cila tha se PD për herë të parë ngeli pa asnjë lloj përfaqësimi. Imami foli edhe për debatet brenda Partisë Demokratike, pas dështimit të protestave 5 mujore duke mos arritur qëllimin final të saj, “largimin e Ramës”. “Në fakt ajo që solli PD-ja ishte vetëm largimi i saj” tha Imami, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, i larguar në vitin 1992 dhe i rikthyer në vitin 1996,  por kur Basha erdhi në krye të PD u përjashtua nga listat për deputetë së bashku me Jozefina Topallin. Imami tha se nuk mund të thotë me siguri se çfarë ndodh brenda PD, por ka probleme brenda saj. Pas kaq kohësh PD duhet të bëjë një reflektim për të parë se çfarë ka arritur në këto 5 muaj, pasi për herë të parë mbeti pa asnjë lloj përfaqësimi.

“Pas këtij aksioni opozitar 5 mujor është e arsyeshme që të bëhet një moment reflektimi dhe të shihen konkluzione dhe përfundimet mbi situatën që kaloi dhe mbi atë që ndodhen aktualisht. Protestat nuk dhanë rezultate. Për të gjykuar një veprim nëse është i mirë apo i keq, duhet që qëllimi të jetë i mirë, mjetet të jenë të mira dhe rezultati të jetë i mirë. Nëse një nuk qëndron, vihet në pikëpyetje. Qëllimet ishin të mira, mjetet ishin të diskutueshme, por rezultati ishte i gabuar dhe problematik. Jozefina kishte të drejtë. Rezultati nuk ishte i mire dhe nuk mund te thuash qe fituam. PD ngeli pa përfaqësim si në parlament ashtu edhe në bashki. Në këtë rast duhet të themi se nuk iku Rama, por iku PD. Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe nuk mund dhe nuk duhet të shuhet.”, tha Imami përballë Sokol Ballës në Real Story.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here