Standard.al

“La Casa de Papel” e Shqipërisë ose “Shtëpia e Falsitetit”

0

Një seril hit që theu rekorde shikueshmërie. “La Casa de Papel” ishte padyshim një ndër arritjet e mëdha të gjigandit “Netflix”, serial që u ndoq nga miliona teleshikues në të gjithë rruzullin. Pak a shumë tema e serialit vërtitet rreth Bankës Kombëtare të Valutës në Spanjë.  Një njeri misterioz, i cili njihet me emrin El Profesor (“Profesori”), ka planifikuar çdo detaj në hollësi që të ndodhë grabitja më e madhe në histori të njerëzimit. Për të përmbushur planin ambicioz, ai rekruton një bandë prej tetë personash me aftësi të caktuara që nuk kanë asgjë për të humbur. Qëllimi është të hyjë në Bankën Kombëtare të Valutës në Spanjë dhe të shtypi aty para në vlerë prej 2.4 miliardë euro. Për ta kryer këtë grabitje, ata kanë nevojë për njëmbëdhjetë ditë izolimi, gjatë së cilës grabitësit merren me gjashtëdhjetë e shtatë pengje dhe forcat e elitës së policies e ndërkohë mundohen e në fund fitojnë edhe simpatinë e publikut, megjithëse realisht ata po kryenin një vjedhje!

Një  “Casa de Papel” i zgjeruar po zhvillohet prej kohësh edhe në Shqipëri. Imagjinoni pak Kryeministrinë si “Bankën Kombëtare të Valutës” e cila është marrë “peng” prej 6 vitesh nga “profesori KM” dhe ndihmësit e tij “rilindas”. Dhe më tej sillni ndërmend bëmat që ka sjellë kjo “shtëpi” e marrë në dorëzim nga ky grup që nga shtatori 2013-ës.

Po ja u kujtojmë vetëm disa prej tyre : Stacionim sa i përket integrimit ( më shumë se 6 vite dhe ende nuk janë hapur negociatat) ; kriminalitet në parlament, zgjedhje e administratë; thellim i varfërisë dhe korrupsionit ( të faktuara nga organizmat kryesore në botë si DASH, OKB etj); emigrim në rekord të shqiptarëve ( vitet 2014-2015-2016 me rekorde si në vitet ’90); dhe mbi të gjitha “vrasje” e elementit parësor të demokracisë, votës së lirë.

“Casa de Papel” e Shqipërisë mund të cilësohet padyshim si shtëpia e falsitetit. U tha se do rilindnim , në fakt po “riplakemi”. U tha se do kishim rritje ekonomike, në fakt kemi krizë ( vetëm 2.2 rritja ekonomike e bërë publike dy ditë më parë). U tha se do kishim “policinë që duam”, në fakt kemi “policinë e pushtetit”. U tha se do kishim taska të ulta, në fakt të vetmit përfitues kanë qenë “miqtë e qeverisë”. U tha se do kishim zgjedhje të lira e të ndershme, në fakt sot kemi vetëm votime.

Falsiteti i prodhuar nga “Casa de Papel” e Shqipërisë, mbështillet mjeshtërisht përmes një propagande të fortë ( të mbështetur nga biznesmenët e pushtetshëm pranë pushtetit, mediat e mëdha, dhe një pjesë e trupës ndërkombëtare), që shpeshherë ashtu si edhe në serial, arrin të ndikojë mendjet e qytetarëve, duke e përcjellë të keqen si të mirë ( në serialin origjinal, grabitjen si triumf).

p.s: Në fundin e serialit, krahas humbjes së njërit prej protagonistëve ( i quajturi “Berlin”) pjesa tjetër e shijoi në liri të gjithë mega-grabitjen e kryer. Nuk e dimë cili do jetë fundi i serialit tonë… Na mbetet të presim e të shohim… loading….

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.