“Kryeministri ynë merret me sms shantazhi”, Rrokaj: Demokracia në një udhëkryq të rrezikshëm

0
111

Nga Shezai Rrokaj

Në vend të qeverisë vendin, Kryeministri ynë merret me sms shantazhi ndaj kundërshtarëve të vet. Këtu përfshihen gazetarë, intelektualë, ish-deputetë, por edhe vetë liderët politikë, që nuk i vijnë pas oreksit. Sms-ja e fundit, që Presidenti i Republikës bëri publike, tregon qartë se kjo mazhorancë po qeverisë nëpërmjet kapjes së pushteteve dhe eliminimit të kundërshtarëve politikë. Kurse populli, kryesisht opozitar, po eliminohet vetvetiu prej kësaj qeverie, sepse ai po braktis Shqipërinë.

Nëse në 2017-ën blerja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkët ishte një tragjedi për demokracinë, kjo që ndodhi në 2019 u kthye në tragji-komedi, sepse farsa shkoi nga vjedhja e votave të kundërshtarit te vjedhja e vetes, ose siç mund të quhet vjedhja sui generis.

Kjo mazhorancë nuk u mjaftua që bëri votime moniste, nuk u mjaftua që mbajti larg opozitën nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve, nuk u mjaftua që bëri votime pa alternativa e pa konkurencë, gjë që bie ndesh me interesat e qytetarëve, nuk u mjaftua as edhe me vendimet e gabuara të KQZ-së, e cili mori kompetenca të Gjykatës Kushtetuese, fakte këto që u theksuan qartë nga raporti paraprak i OSBE-ODIR-it.

Ky regjim ia kaloi edhe vetë regjimit të diktaturës komuniste, ku rezultatet ishin me 99,99%.  Në 10 bashki të paktën rezultatet ia kaluan edhe diktaturës me mbi 100%, pasi kishte më shumë vota në kuti sesa votues.

Duket hapur se pangopësia për pushtet e ka shtyrë këtë mazhorancë drejt një diktature të re. Përveç pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, pushtetit gjyqësor e atij mediatik, kjo mazhorancë mori edhe pushtetin vendor, duke e futur demokracinë në një udhëkryq të rrezikshëm. Por këto votime ishin një tregues politik për vetë partinë socialiste për të nxjerrë në dritë atë fakt të ngritur nga opozita dhe të faktuar nga dosjet 339 dhe 184 se ky establishment i ka marrë dhe i ka kapur pushtetet përmes deformimit të votës së qytetarëve.

Në fakt në këto votime mazhoranca shpresonte të kishte mbështetje të gjerë popullore dhe me këtë rast të dilte ‘ballëhapur’ para ndërkombëtarëve, opozitës dhe qytetarëve se qeverisja e saj për “Shqipërinë që duam” kishte mbështetje të plotë të votës popullore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here