Standard.al

Deklaratë e fortë: Nëse një pushtet vjedh me Avdylajt…ndaj këtij pushteti duhet marrë armë…

0

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e rubrikës “Opinion’ në “News 24” tha se fjala e sotme e Ilir Metës ishte nga pozita e fitimtarit.

Andi Bushati vleësoi se populli shqiptar e braktisi Ramën më 30 qershor, ndërsa në votime dolën vetëm socialistët.

“Maxhoranca mund të bëjë sa të dojë hahah, por gjatë gjithë kësaj kohe që vendi ka pasur përplasje dhe tensione, Meta ka pasur diskurs të njëjtë. Ai vetëm ka thënë se Meta dhe Monika Kryemadhi kanë frikë nga reforma në drejtësi, janë kazanë etj. Rama thoshte se shqiptarët kanë braktisur rrugën e Saliut, të Monikës etj. Por 30 qershori tregoi se edhe me shantazh, socialistët nuk kaluan asnjë votë nga ata që kanë pasur. Populli i opozitës nuk votoi. Nuk doli deklarata e Ramës se duhet të votojnë edhe demokratët, nuk votuan opozitarët. Nëse një pushtet vjedh me Avdylajt dhe thotë punë e madhe, nëse vjedh dhe thotë punë e madhe, atëherë del se ndaj këtij pushteti duhet marrë armë. Atëherë këtu jemi në pozitat që ose pranojmë diktaturën ose do ketë ndryshim. Kemi në pushtet pakicë, që mbyt pjesën më të madhe të shqiptarëve, vazhdon t’i çojë shqiptarët refugjatë në Itali e Gjermani”, u shpreh Bushati.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.