Xhelal Mziu nxjerr shifrat: Ja pse e mposhtëm “Rilindjen” në Kamëz

0
95

Përfaqësuesit e sektit të “Rilindjes”, pasardhës të drejtpërdrejt të atyre që e lanë Shqipërinë 45 vite të izoluar nga bota dhe në varfëri ekstreme, krenohen me atë ç’ka duhet të jetë turpi i tyre.
U ndjeva i keqardhur kur pashë të emëruarin e “Rilindjes” në garën moniste për Bashkinë e Kamzës, i cili i mbytur në djersë dhe me artikulimin e tij brilant (sigurisht rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo) foli para mediave për një “fitore plebishitare” në garën kundër vetes së tij, ndonëse mbi 90% të votuesëve të Kamzës e refuzuan me neveri këtë farsë elektorale.
Banorët e kësaj zone dinjitetin e kanë të shtrenjtë, por nga ta dinë kuptimin e fjalës dinjitet sejmanët e Sulltanit të Surrelit.

Punonjës të administratës, përfaqësues te biznesit u shantazhuan me bukën e gojës për të marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. Por jam krenar që shumica rezistoi dhe për të plotësuar 9% e pjesëmarrjes socialistët u detyruan të sjellnin njerëz nga te katër anët e vendit.
Rakip Suli në 2011 e mori përgjigjen nga Xhelal Mziu dhe qytetarët e Kamzës, por si Rakipi nuk e mori mesazhin në 2011 dhe u rikthye sërish për një humbje akoma më të thellë.
E mposhta “mavinë” edhe me mospjesëmarrje sepse në Kamëz nuk kam bërë vetëm fasada, por kam çuar asfaltin në çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie, ndër 5 më të mëdhatë në vend.
Une nuk kam harxhuar miliona euro për konferenca me shoqata fantazmë, por paratë i kam vënë në dispozicion të mijërave familjeve me shërbime e investime pafundësisht dhe rekord në Shqipëri me mbi 60% të buxhetit për investime publike.
Nuk kam blerë media për të kuruar imazhin siç bën Lali Fiku dhe kurrë nuk e kam përdorur policinë bashkiake për tu marrë me bukën e gojës së shitësve ambulantë.
Nuk dal në rrjete sociale duke shtruar dreka e darka për njerëzit në nevojë, pasi ne malsorët jemi rritur me mësimin se kur e jep njëra dorë nuk duhet ta dijë as tjetra. Por nuk i jam bërë as peng i oligarkëve.
Nuk paguaj miliona euro lobime apo diploma false por nuk i kam kursyer paratë e bashkisë për investime në infrastrukturë, për shkolla dhe kopshte.
Dera e kryetarit të Bashkisë së Kamzës prej 12 vitesh ka qëndruar hapur për këdo.
Drejtimi i Kamzës është përgjegjësi e madhe pasi në këtë zonë jetojnë banorë nga mbarë Shqipëria. Nga veriu, jugu e juglindja së bashku kemi krijuar një njësi vendore model të bashkëjetesës ndërkrahinore, të ngjashëm me bashkëjetesën fetare.
Në zgjedhjet që do jenë zgjedhje reale i bëj thirrje Ramës të mos sjellë kandidatë që nuk fitojnë dot as përballë vetes. Sepse në Kamëz nuk të hyjnë në punë as portalet,as brekushet as filxhani as i preferuari jot Lali Fiku dhe as barsaletat e gaztorit.
Ja pse e mposhtëm “ Rilindjen” në Kamëz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here