Standard.al

Lexoni lajmet e Blushit dhe qeshni: Veliaj drejt mandatit të dytë, shkëputet ndjeshëm…

0

Kolegu Andi Bushati në një vezhgim në Webin e tij, theksonte turpin e televizioneve shqiptare dje të cilat e trajtuan 30 Qershorin si një dite zgjedhjesh me garë.

Madje kishte prej tyre që e dramatizonin pritshmërinë për rezultatin ‘enigmë’.

Çdo televizion i kapur dje kishte vendosur të luante ‘zgjedhjesh’ si fëmijët dikur ‘shtëpiash’. Kampioni do të ishte si gjithmonë Ben Blushi.

I njohur për kapërcimet e tij pa moral politik dhe siç duket nën efektin e shpullës së Alban Jahos se para disa netëve, Blushi jepte lajmin ‘surprize’:

‘Veliaj drejt mandatit të dytë, shkëputet ndjeshëm nga rivali’.

Për të qeshur e për të qarë.

Në garën e vetme moniste pas tre dekadash, Veliaj kishte arritur te shkëputej nga ndjekësi. Hahahahahah.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.