Shifrat e KQZ: Votuan vetëm 21 %. PD e mohon: Pjesëmarrja 15 %

0
127

Janë mbyllur në orën 19:00 qendrat e votimit dhe në të gjitha bashkitë ka nisur transferimi i kutive të votimit në KZAZ përkatëse ku do të nisë numërimi.  Procesi i votimit ka qenë i qetë ndërsa u vu re pjesëmarrja e ulët. Deri në orën 18:00 sipas shifrave zyrtare të KQZ kishin votuar 19.6 % e votuesve.

Zgjedhjet vendore u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare në vend.  Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës.  Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën dhe kanë vëzhguar procesin zgjedhor.

Deri në orën 19:00, sipas KQZ kanë votuar 771863 votues nga 3536015 votues gjithsej. E përkthyer në përqindje, 21.6%.

Reagimi i PD

Partia Demokratike nuk e ka pranuar shifrën e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e 30 qershorit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se pjesëmarrja në votime ishte 15.12%. Bardhi lexoi edhe rezultatet, sipas PD-së, në të gjitha bashkitë e vendit.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi në konferencë se 85% e shqiptarëve i braktisën votimet moniste dhe i dhanë goditje kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here