Standard.al

SHIFRAT/ Dështimi i paralajmëruar i Ramës!!!

0

Rreth 700 mijë vota, me pak se 20 për qind, pritet të jetë rezultati final. Një rezultat që e thellon krizën e përfaqësimit, por nuk ishte i paparalajmëruar. U paralajmërua nga mediat, nga shoqëria civile, nga opozita, por Edi Rama ishte i vendosur të ecte drejt vendimit që thellon krizën.

Paralajmërimin e jepnin edhe shifrat e mëparshme. Në 2017 PS, megjithë ndërhyrjet për të cilat akuzohet, arriti të fitonte 764 mijë e 791 vota ose 48.34 për qind të pjesëmarrësve. Pjesëmarrja ishte 49 për qind, që do të thotë se PS mori 23 për qind të votave në total. Me këto po qeveris vetëm që nga shtatori 2017.

Në zgjedhjet lokale të 2015 PS mori 402. 709 vota ose 25 për qind. Në ato zgjedhje ishte me LSI dhe PDIU dhe me partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhjet e sotme. Pa votat e LSI dhe PDIU që këtë herë bojkotuan, votat ishin 671 mijë, pothuajse njësoj sa sot.

Këto shifra, që mund të shërbenin si paralajmërim për Edi Ramën, në fakt janë tregues i një krize përfaqësimi që sa vjen e thellohet.

Qeverisemi nga një maxhorancë me 23 për qind të votave, ndërsa në pushtetin lokal nga sot do të qeverisë 100 për qind një parti që ka më pak se 20 për qind.

Votimi monist i 30 qershorit, nxorri zbuluar krizën e rëndë të përfaqësimit që nga sot është thelluar. Një parti që nuk mbështetet as nga një e pesta e shqiptarëve kontrollon të gjitha pushtetet në vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.