Standard.al

“Mezhgorani – fshati simbol i komunizmit që po jep leksione demokracie!”

0

Pak orë larg nisjes së procesit farsë të ditës së nesërme, fshati Mezhgoran në Tepelenë ka vendosur të bojkotojë votimet e nesërme.

Në një vendim unanim, të gjithë banorët e fshatit në fjalë i kanë thënë “Jo” zgjedhjeve farsë.

Por cili është historiku i fshatit?

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, anëtari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi tregon se, Mezhgorani është një fshat që njihet për bindjet e tij të majta, por që në këtë rast po i jep leksione demokracie të gjithë vendit.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Mezhgorani – fshati simbol i komunizmit qe po jep leksione demokracie

Mezhgorani eshte nje fshat i Tepelenes i mirenjohur ne histori per perballjen gjate luftes. U himbizua gjate komunizmit dhe mbeti tradicionalisht i majte dhe PD nuk fitoi as ne 1992 e asnjehere deri ne 2015. Leksionin e pare ky fshat ia dha politikes ne 2015: Kur Saje Qorri shkoi ne Tepelene dhe ju tha troc qe mbillni hashash sa te doni dhe do jua blejme ne pika grumbullimi haptaz vec votoni Termetin, kete oferte nuk ia beri Mezhgoranit duke e konsideruar bastion komunist. Mezhgorani i tregoi vendin dhe votoi PD ne 2015!

Sot pashe leksionin e dyte qe Mezhgorani i jep politikes pasi ka dale haptaz dhe i thote qeverise “nuk do votoj fare gjithe fshati ne zgjedhje pasi Termet Peci nuk ka mbajtur fjalen per te bere rrugen e fshatit qe ia ka premtuar prej shume e shume vitesh”. Imagjino sa vend i mire do ishte ky vend nese do i kerkonin llogari Edi Rames per shendetesine falas, per ushqimet pa TVSh, per energjine me te lire, e per 45 premtime te tjera te pambajtura te narkoshtetit.

Ose nese do i kishin treguar vendin lepiresit te Edit ne Tirane per ti kerkuar llogari per teatrin qe don ta rrafshoje, per premtimin per 0 ndertime dhe pastaj qiellgervishtes per te pastru paret e saje qorrit duke kafshuar parkun urban tek rruga e Kavajes apo per kafshimin e Parkut te Madh te Tiranes me qiellgervishtes per oligarket e narkoshtetit. Do ishim vend shume me i mire nese te gjithe si popull do merrnim shembull nga Mezhgorani e do kerkonim llogari per palaco politikanet qe nuk mbajne premtimet por pervidhen nga debati me tepsi e timon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.