“Familja është e shenjtë, nuk preket”, Mehmetaj-Hajdarit: Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa

0
126

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në rrjetin social facebook ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deputetes Rudina Hajdari. “Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit: Familja është e shenjtë, nuk preket”, shkruan Mehmetaj.

Statusi:

Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!

Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.

Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit:
Familja është e shenjtë, nuk preket!

E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapsirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here