Standard.al

Vlora zhgënjen Ramën, qytetarët e presin me protesta

0

Kryeministri Rama vendosi që mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit ta mbajë në Vlorë, në një zonë ku ai është deputet. Por, duket se as aty nuk do t’i shmangë dot protestat e opozitës.

Nën thirrjet “Rama ik” qytetarë të Vlorës janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në këtë qytet në pritje në nisjes së tubimit të tyre.

Mediat raportojnë se kryeministri Edi Rama ka shtyrë me 30 minuta nisjen e mitingut dhe për pasojë, të njëjtën gjë kanë bërë edhe opozitarët, të cilët e kanë shtyrë protestën me 30 minuta.

Mitingu i Ramës pritet të nisë në orën 20:00.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.