Rrethohet bashkia e Durrësit, të rinjtë i vënë flakën kutisë së votimit

0
164

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike po protestojnë  para Bashkisë së Durrësit, pas përgjimeve  të dala nga Bild ku përfshihet dhe kryebashkiaku, Vangjush Dako.

Protestuesit shprehen që është një arsye më shumë pse nuk mund të ketë zgjedhje këtë të dielë. Të rinjtë kanë marrë si simbole një kuti votimi ku po vendosin lekë dhe që më pas i’u kanë vendosur flakën.

Ata kanë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe burg për kryebashkiakun Vangjush Dako. Arsyeja pse po protestojnë të rinjtë e FRPD-së është kërkesa për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi sipas tyre, çdo votë është votë e krimit, e vjedhjes  dhe e korrupsionit.

Ndërkohë kryeministri Rama pritet nga çasti në çast të nis takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Vlorës ku ka pasur edhe përplasje midis protestuesve që kanë tentuar të futen në sheshin ku pritet të zhvillohet takimi dhe policisë.

Gjithashtu në qytetin e Kukësit qindra protestues kanë dalë në rrugët e qytetit dhe me thirrjet “Rama ik” kërkojnë anullimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here