OSBE-së në Shqipëri, memorandum me hajdutët e votave!?

0
136

Nga Silva Caka.

OSBE harton Memorandum Mirëkuptimi me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda!?

Për çfarë do t’a mirëkuptojë OSBE Policinë e Shtetit? Do t’a mirëkuptojë në rolin kryesor që luan në vjedhjen e zgjedhjeve? Do mirëkuptojë faktin që edhe pse Robert Aga del në përgjimet e Bild-it me eksponentët më të lartë të Rilindjes, duke vjedhur masivisht votat në Dibër, vazhdon i qetë dhe i pashqetësuar, të mbikqyrë procesin imagjinar të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe të shpërndajë materialet zgjedhore??? Apo do mirëkuptojë prokurorët që kanë bllokuar qëllimisht me vite të tëra, hetimin e dosjeve kriminale 339 dhe 184?!

OSBE, në kuadër të përmbushjes së kompetencave të saj, ka në detyrë vëzhgimin dhe mbikqyrjen e zgjedhjeve dhe si e tillë, duhet të qendrojë mbi palët, si ato organizatore, ashtu edhe ato pjesëmarrëse.

OSBE duhet të vëzhgojë sjelljen e policisë së shtetit, anëtarëve të KZAZ-ve, prokurorëve, partive politike, kandidatëve, votuesve e madje edhe të pajisjeve të numërimit të votave, e jo të barazohet me to, apo edhe t’i mirëkuptojë!

Vëzhgimi i hajdutëve të votave është detyrë dhe mision i OSBE-së; bashkëpunimi me ta, do të thotë alibi e krimit zgjedhor!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here