“Dhjetë argumente juridike pse nuk mund të ketë zgjedhje”

0
133

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri ka parashtruar 10 argumente jurdike, që sipas tij bëjnë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Strazimiri thotë ndër të tjera se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut saktësohet se që të ketë zgjedhje, duhet modeomos të ketë alternativë konkurruese, kurse në këto zgjedhje nuk ka të tillë. Ai shton se kësisoj humbet sekreti i votës dhe zgjedhjet nuk mund të quhen normale.

Postimi i Strazimirit:

Që në vitin 1995, Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës, synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe ka DETYRIMIN TË ZBATOJË “Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë se “e drejta për të zgjedhur, nuk përfshin vetëm të drejtën për të votuar”, (sepse edhe në Korenë e Veriut votohet), “por nënkupton mundësinë e qytetarëve PËR TË ZGJEDHUR mes DISA ALTERNATIVAVE KONKURUESE”.

KONKURIMI është element KYÇ I VLEFSHMËRISË SË ZGJEDHJEVE, në të gjitha vendet e BE, ashtu si në SHBA!!!!!!!!!!! Kush thotë të kundërtën dhe flet për “votime” e JO ZGJEDHJE në Shqipërinë e vitit 2019, thjesht gënjen për hatër të “halleve” të Edi Ramës, jo të DEMOKRACISË!!!

Ndërsa, kush kërkon që votimet e 30 Qershorit të jenë transparente, të mos shqetësohet hiç, po hiç fare!!!!

Më transparente sesa me një kandidat të vetëm nuk mund të jenë, madje aq transparentë janë, sa që ASGJËSOJNË edhe SEKRETIN E VOTËS, parimin bazë edhe të procesit të vetëm që do zhvillohet…. VOTIMIT! ???

10 gjëra që ndoshta nuk i dini nëse votohet me 30 qershor (argumentet juridike):

  1. Në 35 bashki (57,3 % të vendit) do votohet për një kandidat të vetëm.
  2. Në 57,3 % të vendit nuk do të ketë alternativë zgjedhjeje.
  3. Për 35 bashki, 57,3 % të Shqipërisë, nuk duhen as votime, as fletë, as shpenzime.
  4. KEDNJ (Protokolli 1, neni 3) i kërkon qeverisë të hartojë zgjedhje demokratike.
  5. E drejta për të zgjedhur alternativë e bën një demokraci efektive (V.9267/81)
  6. GJEDNJ: E drejta e votës nuk është vetëm proceduriale (V.10547/07)
  7. GJEDNJ: Votuesi duhet të ketë mundësinë të ndikojë zgjedhjet (SUBSTANCIALE)
  8. GJEDNJ: Votimi me 1 kandidat mohon të drejtën substanciale për të zgjedhur. Vendimi Nr. 48555/10-2015
  9. Zgjedhjet me një kandidat për 57.4% të Shqipërisë – Jo në përputhje me KEDNJ.
  10. Nëse disa nga 57.3% të zgjedhësve do t’i drejtohen GJEDNJ pas 30 qershorit: SHQIPËRIA DO TË DËNOHEJ NGA GJENDNJ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here