“Shpifje e Ministrit të Brendshëm”, reagon Bardhi: Asnjë militant i PD nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat

0
90

Pas ngjarjeve në KZAZ e Bushatit në Shkodër, ku raportohet edhe për efektivë policie të plagosur, vjen reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, selia blu thekson se, asnjë militant i saj nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Reagimi në “Facebook”

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here