Standard.al

Kriza politike/ Basha pranon ftesën e Metës, ja kur bëhet takimi…

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Edi Rama e ka refuzuar ftesën e presidenti Meta për të diskutuar në lidhje me krizën politike.

Ndërkaq mësohet se ftesa është pranuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Takimi me liderin e opozitës është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.