Standard.al

Vajza bukuroshe që po bën bujë! Harrojeni Kiarën, Butrinti dhe Ledri qenkan ‘të fiksuar’ pas kësaj bruneje misterioze…

0

Vera mesa duket është suksesi i shumë këngëtarëve shqiptarë. Pa hezituar mund të themi se ka qenë një ndër ato që ka frymëzuar më së tepërmi artistët dhe kjo duket dhe nga projektet e vazhdueshme muzikore që ata po publikojnë.

E teksa shumëllojshmëria e këngëve dhe klipeve është e madhe, duket se për Ledrin dhe Butrintin diçka nuk ndryshoka dhe ky është fiksimi me një brune misterioze.

Nëse mendonit se lajmi ishte paraqitja e Kiara Titos në klipin e Butrintit, apo lidhje a aluduar e Ledrit, në fakt ‘bujë’ duket se po bën kjo vajzë bukuroshe brune e cila paraqitet si në klipin e Butrintit po ashtu dhe në atë të Ledrit, në bashkëpunimin më të fundit me Lumi B.

Epo mesa duket, edhe pse në jetën reale shijet për vajzat Ledri dhe Butrinti i kanë kaq të ndryshme, kur vjen puna tek klipet, ata “pëlqejnë” të njëjtën vajzë, të paktën këtë kanë treguar klipet e tyre të fundit.

evev.png

ebrgbrgb.png

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.