Standard.al

Presidenti Meta takim me ministrin e Hungarisë: Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva evropiane!

0

Presidenti Meta priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó

26 qeshor 2019

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë dhe potencialin e thellimit të tyre veçanërisht në aspektin ekonomik.

Presidenti çmoi mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, – theksoi Presidenti Meta gjatë takimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.