Standard.al

PD i kërkon KQZ të ndërpresë votimet në Korçë, paralajmëron protesta…

0

Dega e Partisë Demokratike Korçë i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkon të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në bashkitë Korçë dhe Pustec, të cilat i konsideron të paligjshme.

PD e konsideron krim të rëndë vazhdimin e përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec.

PD e Korçës njofton se në datat 27 deri 2 korrik, në territorin e bashkive Korçë dhe Pogradec do të organizohen tubime të ligjshme. Tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

PD e Korçës kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ,VNV dhe QV dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimeve, kryen krim dhe qytetarëve ju lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.