Nismës i bashkohen me dhjetra, Nora Malaj: Edhe une… Fundi i kësaj klike…

0
112

Të shumtë janë intelektualët të cilet po i bashkohen nismes #edheunë, të cilët shprehen kundër zgjedhjeve farsë të 30 qershorit dhe zgjedhjeve të jashtëligjshme.

Nisma e ndërmarrë nga përfaqësues të artit, kulturës, muzikës, gazetarisë etj, “#Edheunë” që nënkupton vendimin për të mos votuar me 30 Qershor ka marrë një përkrahje të gjerë.

Numri i tyre po rritet çdo orë dhe reagimi i tyre po bëhet publik jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në studiot televizive.

Se fundmi kësaj nisme i është bashkuar edhe ish deputetja Nora Malaj.

Ja postimi i saj i plotë:

Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masivë i farsës së pseudozgjedheje !

Sinjalin e parë e dha Këshilli i Europës.Ata vendosen të tërhiqen për të mos njohur farsën e radhës dhe për t’u distancuar nga kjo marrëzi e padëgjuar ndonjëherë , pas 29 vjeteve demokraci .

Shoqëria civile dhe intelektualët tashmë po mbështesin iniciativën :
#Edhe unë#

kundra zgjedhjeve moniste , e cila po përkrahet nga mijëra veta , për të bojkotuar masivisht farsën e kësaj drame të shëmtuar.
“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë e tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpuntor i tyre” – ka thënë George Orëell.

K?to janë orët e reflektimit , për të kuptuar që fundi i kësaj klike dhe këtij sekti është çështje orësh.

Secili ka të drejtën të rreshtohet : ose në anë e atyre që nuk pranojnë farsën e këtyre votimeve dhe i thonë Po – bojkotit dhe Jo – Zgjedhjeve te Partisë Socialiste , që tashmë po instalon monizmin dhe shtetin e diktaturës ,ose në krahun e atyre që nuk i dhimbset as vendi dhe janë gati të behen pjesë e kësaj farse.Kjo është zgjidhje që kushdo e ka n? dorën e tij , për ta vendosur veten në ata që u përdorën ose në atë që guxuan për të mirën e vetes , familjes se tyre, fëmijëve të tyre dhe që ky komb të mos shuhet.

“Njerëzit përballen më shumë sfida në jetë, por më e vështira është si të mbeten njerëz”- ka dhënë Mark Tueni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here