Standard.al

Mos e humbisni!!! Akademiku Fuga: 11 arsyet pse nuk do të votojë më 30 qershor!!!

0

Profesori dhe akademiku Artan Fuga i shtohet listës së intelektualëve që kanë dalë publikisht kundër zgjedhjeve monopartiake të së dielës.

Përmes një postimi, ku ndër të tjera shkruan se, “Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare”, Fuga rëndit 11 arsyet pse nuk do të votojë më 30 qershor.

Nga Artan Fuga

Bindja ime shprehur disa javë përpara!

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare sepse:

-nuk më janë krijuar kushtet juridike të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese të votës,

-nuk kam alternativa për të zgjedhur,

-nuk i besoj një komisioni qendror zgjedhor krejt partiak dhe me vendime juridikisht të papranueshme,

-sepse ende nuk kam një vendim të gjykatës kushtetuese për dekretin e Presidentit që anullon zgjedhjen e 30 qershorit,

-sepse në vend të fushatave kam parë policë, protestues dhe fjalime patetike elektorale pa lidhje fare me pushtetin lokal,

-sepse askund nuk kanë bërë një audit për të thënë çfarë premtoi reforma territoriale dhe çfarë pasojash reale ka sjellë,

-sepse kam ndruajtje nga tensionet sociale që mund ta drobolisin Shqipërinë,

-sepse komisionet zgjedhore për numurimin e votave janë të pabesueshme për mua meqë pa vëzhgues opozitarë,

-sepse procesi ka vendosur mjete shtetërore në shërbim të forcave politike të privilegjuara,

-sepse mendoj që me pjekuri politikanët tanë të zgjidhnin problemet ligjore fillimisht, të na e hiqnin këtë paqendrueshmërinë, paradoksin dhe pasigurinë juridike dhe pastaj në vjeshtë e mesme të shkonin në zgjedhje,

-sepse kështu ne po shkatërrojmë 30 vjet demokraci të brishtë, duke krijuar një pushtet vendor monist,

në një botë ku fryjnë erëra shumë të rrezikshme dhe Shqipëria jonë e vogël i ngjan një anije prej letre që ne po e mbysim.

Po e mbysiiiiiiiiiim!

Unë nuk mund të bëhem edhe pa dashje shok në këtë përgjegjësi! .

Ndjehem i prekur në të drejtat e mia politike!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.