Standard.al

KRIZA/ Presidenti fton Bashën e Ramën për takim, kryeministri refuzon

0

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

 

REAGIMI I RAMES

Edi Rama ka refuzuar mbrëmjen e sotme ftesën e presidentit Ilir Meta për një takim, për të diskutuar në lidhje me krizën politike.

Duke shkruar në Twitter, si përgjigje për ftesën e presidentit, Rama thotë se është i zënë, pasi ndodhet në fushatë elektorale.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.